Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5%

Shqipëria

Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5%

Më: 31 gusht 2026 Në ora: 16:12
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar qeverinë shqiptare se nuk po merr masa të mjaftueshme për frenimin e rritjes së çmimeve të ushqimeve, ndërsa ka krahasuar politikat e Shqipërisë me ato të Greqisë.

Në një deklaratë, Blushi tha se qeveria greke po ndërhyn për uljen e çmimeve të mbi 1,600 produkteve, ndërsa sipas tij, në Shqipëri barra fiskale mbi qytetarët vijon të jetë e lartë.

Ai iu referua edhe të dhënave për rritjen e çmimeve, duke pretenduar se në korrik ushqimet në Shqipëri u shtrenjtuan me 3.2%, ndërsa në Bashkimin Evropian rritja ishte 0.6%.

Sipas Blushit, diferenca tregon vështirësitë me të cilat përballen familjet shqiptare për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe fuqisë së ulët blerëse. Blushi deklaroi se Partia e Lirisë ka propozuar në Kuvend uljen e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 5%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat