Emigranti nga SHBA: Më ofruan të bëhem pjesë e administratës, por refuzova të jem ushtar apo patronazhist!

Shqipëria

Emigranti nga SHBA: Më ofruan të bëhem pjesë e administratës, por refuzova të jem ushtar apo patronazhist!

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 21:08
Protestuesi

Një i ri deklaroi se para se të largohej në SHBA i ishte ofruar që të bëhej pjesë e administratës si një student me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Drejtësisë.

Teksa mori fjalën në protestë, ai theksoi se refuzoi që të bëhej pjesë e administratës, që e cilësoi si të korruptuar, sepse do të bëhej vetëm një “ushtar” dhe “patronazhist”.

Ai shtoi se nuk do të pranojë asnjëherë që të bëhet pjesë e një sistemi që është i inkriminuar.

“Para se të largohesha drejt New York-ut kam qenë student i shkëlqyer në fakultetin e Drejtësisë. Edhe mua më erdhi ofertë për t’u bërë pjesë e administratës, e kësaj administrate të inkriminuar, ku do të jepnin rrogën e qelbur dhe në fund të fundit do të ishte thjesht ushtar apo patronazhist. As nuk kam pranuar, as nuk e pranoj që të jem pjesë e këtij sistemi“, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat