Alarm për bombë! Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme, ekspertët në vendngjarje

Shqipëria

Alarm për bombë! Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme, ekspertët në vendngjarje

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 09:59
Fotoilustrim

Një çantë e dyshimtë është konstatuar në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme, duke alarmuar policinë.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje janë thirrur ekspertët për të verifikuar përmbajtjen e çantës dhe për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm.

Pas kontrollit, është konstatuar se çanta ishte bosh dhe nuk përbënte rrezik.

Pavarësisht rezultatit, autoritetet kanë zbatuar protokollin e sigurisë dhe kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat