Shehaj vizitë në Berlin, pritet të takohet me deputetë dhe përfaqësues të qeverisë: Do flasim për të ardhmen e Shqipërisë

Shqipëria

Shehaj vizitë në Berlin, pritet të takohet me deputetë dhe përfaqësues të qeverisë: Do flasim për të ardhmen e Shqipërisë

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 10:00
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri janë nisur drejt Berlinit sot, kur pritet të kenë takime të rëndësishme me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe deputetë të Parlamentit gjerman.

Në një video në rrjetet sociale, Shehaj thekson se kjo vizitë përkon me ditën kur nis sesioni i ri parlamentar, duke e quajtur “parlamenti i turpit”.

“Ndërkohë që sot mblidhet Parlamenti i turpit, ne po shkojmë në Berlin, ku kemi takime të rëndësishme me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe deputetë të Parlamentit gjerman”.

Shehaj thekson se në Berlin do flasë për projektin politik të Partisë Mundësia që planifikon një të ardhme më të mirë të shqiptarëve për jetesën në vendin e tyre me më shumë mundësi.

“Do flasim për të ardhmen e Shqipërisë, do flasim për projektin politik të Partisë Mundësia. Do flasim për planin tonë për Shqipërinë, një Shqipëri ku shqiptarët mund të jetojnë, ku nuk janë të detyruar të ikin.

Gati, Erald?

Gati.

Shihemi në Berlin”, – shprehet Shehaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat