Kuvendi miraton dekretin e Begajt, emëron Klodjana Spahiun ministre të Shëndetësisë

Shqipëria

Kuvendi miraton dekretin e Begajt, emëron Klodjana Spahiun ministre të Shëndetësisë

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 18:14
Klodjana Spahiu

Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shkarimin nga detyra te Evis Sales, dhe emërimin e Klodjana Spahiut në detyrën e ministres së re të Shëndetësisë.

Spahiu merr drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas largimit nga detyra të Evis Salës, e cila më herët kishte paraqitur dorëheqjen.

Me votimin e dekretit në Kuvend, Spahiu nis zyrtarisht detyrën e re në krye të ministrisë.

Ndërsa pritet që në vijim të marrë drejtimin e institucionit dhe të vijojë zbatimin e objektivave të përcaktuara për sektorin e shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat