“Asterisku që shfryn propagandën”/ Boçi për PISA: Standardet e kampionit nuk janë përmbushur

Shqipëria

“Asterisku që shfryn propagandën”/ Boçi për PISA: Standardet e kampionit nuk janë përmbushur

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 18:10
Luçiano Boçi

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro se, Shqipëria është rritur në PISA. Por sipas Boçit, kjo është thjestë propagandë.

‘Në tabelë Shqipërisë i ka vendosur një asterix* të dallueshëm, të vogël, por me vlerë shumë të madhe, sepse shpon gjithë propagandën.’, shkruan Boçi.

Reagimi i deputetit Luçiano Boçi:

Asterix-i që shfryn propagandën

PISA doli dhe Ministrja e Arsimit vrapoi ta shesë si sukses, gjë që pritet ta bëjë akoma më fort Rama.

Sipas këtyre Shqipëria paska dalë më mirë në raport me 2022 dhe në raport me vendet e rajonit.
Entuziazmi fals që mundohet të mbjellin nuk i shpëton nga përgjegjësia e rrënimit të arsimit.

PISA është shumë e qartë në raport me Shqipërinë.

STANDARTET E KAMPIONIT NUK JANË PËRMBUSHUR

Shqipëria ngjan kështu jashtë tabele, ose më saktë është prapa liste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat