Berisha kthehet sot nga SHBA, mbështetësit e tij e presin në Rinas

Shqipëria

Berisha kthehet sot nga SHBA, mbështetësit e tij e presin në Rinas

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 18:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime me personalitete të politikës amerikane.

Në Rinas janë mbledhur shumë prej mbështetësve të tij, për t'i bërë një pritje madhështore.

Përmes një mesazhi, Partia Demokratike u ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të mblidhen në Rinas për t’i rezervuar Berishës një pritje madhështore.

“Le t’i rezervojmë Doktor Berishës një pritje madhështore, ashtu siç e meriton ky rikthim!”, thuhet në thirrjen e demokratëve.

PD e cilëson rikthimin e Berishës si një moment të rëndësishëm në rrugën drejt asaj që e quan fitoren e afërt, duke bërë apel për bashkim dhe mobilizim të demokratëve. “Me forcën, bashkimin dhe shpirtin e demokratëve!”, përfundon mesazhi i Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat