Aksident në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, përplasen dy automjete, disa persona të plagasur lehtë

Shqipëria

Aksident në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, përplasen dy automjete, disa persona të plagasur lehtë

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 14:47
Aksident në aksin Qishbardhë-Peshkëpi

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, në njërin prej automjeteve po udhëtonin turistë.

Si pasojë e përplasjes disa persona janë plagosur lehtë, por pa rrezik për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat