Takimi në Berat, Rama: Kokëfortësia e Poliçanit dhe Dimalit, i dhanë diskutimit shijen e një ballafaqimi të posaçëm

Shqipëria

Takimi në Berat, Rama: Kokëfortësia e Poliçanit dhe Dimalit, i dhanë diskutimit shijen e një ballafaqimi të posaçëm

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 17:42
Pamje nga takimi në Berat

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar këtë të diele në qytetin e Beratit. Ky takim erdhi në kuadër të takimeve që po zhvillon kryeministri për të folur dhe diskutuar lidhur me Reformën Terrioriale.

Rama gjithashtu ka komentuar edhe debatet të cilat u zhvilluan gjatë diskutimeve teksa shkruan se kokëfortësia e qytetarëve nga Poliçani dhe Dimali i dhanë takimit shijen e një ballafaqimi të posaçëm.

“Sot në Berat, ku kokëfortësia kolektive e Poliçanit dhe këmbëngulja e disa zonjave të mirëpërgatitura të Dimalit, i dhanë diskutimit shijen e një ballafaqimi të posaçëm”, shkruan Rama.

Gjatë takimit përfaqësuesit e Poliçanit kanë kërkuar të marrin fjalën për të paraqitur problematikat që lidhen me zonën e tyre.

Gjatë diskutimit, situata është tensionuar pas një reagimi të Kryeministrit Rama ndaj pjesëmarrësve. Përplasja verbale është vijuar edhe me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, si dhe me aktoren Egla Ceno.

Debati ka bërë që përfaqësia e ardhur nga Poliçani të largohet nga salla, duke ndërprerë pjesëmarrjen në dëgjesën për Reformën Territoriale në shenjë proteste ndaj zhvillimit të takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat