Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk raportohet për të lënduar

Shqipëria

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk raportohet për të lënduar

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 10:52
Fotoilustrim

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Ardhishtë të Shijakut.

Sipas policisë, rreth orës 01:00, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit.

Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga një lëndë plasëse.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat