Përfundon protesta e 108-të antiqeveritare, qytetarët mbyllin marshimin: Rama jep dorëheqjen! Nesër më shumë!

Shqipëria

Përfundon protesta e 108-të antiqeveritare, qytetarët mbyllin marshimin: Rama jep dorëheqjen! Nesër më shumë!

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 23:18
Protesta në Tiranë

Pas disa orësh protestë dhe marshim në rrugët e Tiranës, ka përfunduar protesta e 108-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët, të cilët nisën marshimin pas grumbullimit në shesh, u zhvendosën nëpër rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur “Dorëheqje!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa kanë përsëritur edhe thirrje në mbështetje të qytetarëve të arrestuar gjatë protestave.

Gjatë marshimit, protestuesit u ndalën te Blloku i Sigurisë në zonën e “Mine Pezës”, ku shprehën mbështetjen për qytetarët e arrestuar dhe kërkuan lirimin e tyre.

“Lironi shqipet!”, “Nuk jeni vetëm!” dhe “Gjithë Shqipëria është me ju!” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve në mbështetje të të ndaluarve.

Pas qëndrimit pranë Bllokut të Sigurisë, qytetarët vijuan marshimin dhe më pas i dhanë fund protestës së 108-të te sheshi Skënderbej me thirrjen: “Nesër më shumë!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat