“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit, qytetarët të vendosur: Edi Rama, jep dorëheqjen!

Shqipëria

“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit, qytetarët të vendosur: Edi Rama, jep dorëheqjen!

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 22:18
Foto nga protesta në Tiranë

Ka përfunduar protesta e 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në rrugët e Tiranës.

Protesta e mbrëmjes së sotme, ashtu si çdo natë, u shoqërua me thirrje kundër qeverisë, ndërsa në krye të marshimit u vendosën të rinjtë dhe studentët.

Gjatë protestës, qytetarët u ndalën edhe para Ministrisë së Shëndetësisë, ku bën thirrje si “Poshtë qeveria!” dhe “Ministri e Vdekjes!”

Në përfundim të protestës, qytetarët kërkuan sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, jep dorëheqjen!”, ishte një prej thirrjeve me të cilat u mbyll protesta e 113-të, ndërsa protestuesit u ndanë me mesazhin “Nesër më shumë!”, për t’u bashkuar sërish nesër në shesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat