Pak orë pas kontrollit në banesën e tij, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda paraqitet në SPAK

Shqipëria

Pak orë pas kontrollit në banesën e tij, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda paraqitet në SPAK

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 09:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish kryepolici Ilir Proda ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme (GJKKO), është ushtruar kontroll në banesën e ish kryepolicit.

Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë edhe emri i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

GJKKO ka vendosur kontroll banese dhe personal për Ilir Prodën.

Ndërkaq, po ushtrohen kontrolle edhe në banesat e persona të tjerë. Kontrollet po kryhen me urdhër të prokurorit Bledar Maksuti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat