Sot shënohet dita e 116-të e protestës ndërsa qytetarët do të mblidhen sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Skandalet që dalin në dritë çdo ditë e më shumë bëjnë që qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa janë shprehur se nuk do të largohen deri në largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.
Rasti më i fundit ishte goditja e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila u pezullua dhe u la në arrest shtëpie pasi dyshohet si e përfshirë në dosjen AKSHI dhe se ka ndihmuar Ergys Agasin.
Ky skandal u trajtua edhe në protestën e djeshme. Qytetarët shprehen se shteti ka rënë dhe se kryeministri duhet të dorëhiqet.