Alibeaj: Agasi mund t’ua ketë shitur informacionet e SHISH armiqve të Shqipërisë

Shqipëria

Alibeaj: Agasi mund t’ua ketë shitur informacionet e SHISH armiqve të Shqipërisë

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 21:17
Enkelejd Alibeaj

Politikani Enkelejd Alibeaj ka ngritur dyshime të forta lidhur me rrjedhjen e informacioneve sensitive të SHISH përmes Ergys Agasit, duke deklaruar se ato mund të kenë përfunduar edhe te aktorë armiqësorë ndaj Shqipërisë.

 Alibeaj u shpreh se informacionet mund të jenë përdorur fillimisht nga grupet kriminale për interesat e tyre, por nuk përjashtoi mundësinë që përmes pagesave të jenë siguruar edhe të dhëna sensitive, përfshirë informacione që lidhen me NATO-n.

“Ka rrjedhur informacion pa fund. Ergysi ka pasur nevojë të vetat, se ku ndodhen grupet rivale. Por kundrejt parave ergysët interesohen edhe për informacione sensitive, edhe ato të NATO-s. A kemi të drejtë ta hamendësojmë të paktën? Po. A kishte mundësi t’i merrte informacionet e NATO-s?

Po. A jetojmë në një vend të rrethuar nga vende jo miqësore? Po. Ka interesa ruse, kineze, iraniane, serbe, e me radhë. Janë hotspote të rëndësishme”, tha Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat