Makina pë*plas 77-vjeçaren në Gjirokastër, shoferi 29-vjeçar shoqërohet në polici

Shqipëria

Makina pë*plas 77-vjeçaren në Gjirokastër, shoferi 29-vjeçar shoqërohet në polici

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 16:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, një 29-vjeçar ka aksidentuar me automjet një 77-vjeçare. 

Sipas policisë, shtetasi A. M., banues në Gjirokastër, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, ka përplasur këmbësoren V. S., 77 vjeçe.

E moshuara ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”,  shtetasi A. M., 29 vjeç, banues në Gjirokastër duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V. S., 77 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat