Në protestën e 120-të radhazi që u mbajt në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, aktivisti Dritan Goxhaj tha se duhet sanksionuar në ligj që politikanë të mos ketë mundësinë e zgjedhjes si kryeministër i vendit më shume se 2 mandate gjatë gjithë karrierës politike.
Për Goxhajn, e nevojshme për rikthimin e demokracisë në Shqipëri, është që edhe parlamentarët të kufizohen në mandatet që mund të kryejnë si përfaqësues të qytetarëve.
“Sot bëjmë 120 ditë sakrificë, kemi folur për atë që nuk duam, për korrupsionin që na ka grabitur, nepotizmin që na ka mbajtur peng, për tradhtinë e binomit Rama-Berisha që na futu në këtë moçal. Kemi folur për Shqipërinë që nuk duam, por duhet të flasim dhe për Shqipërinë që duam.
Një Shqipëri ku kryeministri ka vetëm 2 mandate në të karrierën. Një Shqipëri ku asnjë zyrtar apo deputet nuk rri më shumë në karrige se sa mandate ka presidenti i Republikës. Një Shqipëri ku drejtuesit e policisë nuk bëjnë lajmësin e krimit dhe as argatin e tyre”,- tha Goxhaj.