Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, dyshohet se ishte me shpejtësi

Shqipëria

Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, dyshohet se ishte me shpejtësi

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 15:04
Fotoilustrim

Një aksident  është regjistruar në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.

Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se e mitura ka marrë plagë në kokë. Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar nëse dëmtimet janë të rënda.

E mitura është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

Policia ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat