​Protesta në Tiranë shënon ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbeu” drejt Kryeministrisë

Shqipëria

​Protesta në Tiranë shënon ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbeu” drejt Kryeministrisë

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 22:34
Protesta në Tiranë

Protestuesit janë mbledhur sërish këtë të të martë në Tiranë, duke shënuar ditën e 122-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.

Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kundërshtuar projektin turistik në zonën e Zvërnecit, politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Ata marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve, shkruan rtsh.

“Revolucioni i Flamingoveve” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat