Zjarr në një pikë skrapi në Fllakë të Durrësit, në vendngjarje forca të shumta zjarrfikëse

Shqipëria

Zjarr në një pikë skrapi në Fllakë të Durrësit, në vendngjarje forca të shumta zjarrfikëse

Më: 30 shtator 2026 Në ora: 16:17
Zjarr në një pikë skrapi në Fllakë të Durrësit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një biznes në zonën e Fllakës, në një nga zonat industriale të Durrësit.

Flakët dhe shtëllungat e dendura të tymit kanë mbuluar zonën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku, të cilat po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll.

Mësohet se biznesi merret me grumbullimin e skrapit.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat