“Siguria kombëtare në rrezik”, aktivistja: Ndërkombëtarët e dinë që protestojmë çdo ditë poshtë zyrës së Ramës!

Shqipëria

“Siguria kombëtare në rrezik”, aktivistja: Ndërkombëtarët e dinë që protestojmë çdo ditë poshtë zyrës së Ramës!

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 20:05
Luçiana Kokaj

Aktivistja Luçiana Kokaj tha se tubimet do të vijojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e saj nga protesta e 124-t kundër qeverisë, Kolaj komentoi takimin e një dite më parë mes Ramës dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë janë në dijeni të protestave që zhvillohen përpara Kryeministrisë.

Sipas aktivistes, protesta nuk drejtohet vetëm kundër Ramës, por ndaj gjithë klasës politike që “ka marrë peng vendin”.

Kokaj u shpreh gjithashtu se, qytetarët kërkojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe standardet e vendeve anëtare, ndërsa shtoi se largimin e Ramës e konsiderojnë të nevojshëm për t’i hapur rrugë këtij procesi.

“Protestohet kundër kësaj klase politike që na ka marrë peng vendin. Ne nuk besojmë se ndërkombëtarët erdhën vetëm me shpresën e Edi Ramës. Ata e dinë që ne jemi këtu poshtë zyrës së Ramës çdo ditë derisa ai të largohet dhe t’i hapë rrugë Bashkimit Evropian. Shqiptarët duan të integrohen që të kenë standardet e BE dhe jo të jenë një shtojcë. Ndaj ne jemi në protestë çdo ditë dhe ta vazhdojmë protestën për një Shqipëri të lirë”, u shpreh Kokaj.

Aktivistja ngriti shqetësime për sigurinë kombëtare dhe korrupsionin, duke theksuar se debatet për jetën private të individëve nuk duhet të largojnë vëmendjen nga problemet që protestuesit konsiderojnë prioritare.

“Siguria kombëtare është në rrezik. Historitë rozë nuk na largojnë vëmendjen nga problemi i vërtetë, për ne nuk është problem jeta private e dikujt, problem është korrupsioni”, tha Kokaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat