Dorëheqja e Adriatik Kupit/ Sadleva Bodo pritet të marrë drejtimin e drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Shqipëria

Dorëheqja e Adriatik Kupit/ Sadleva Bodo pritet të marrë drejtimin e drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Më: 12 tetor 2026 Në ora: 19:32
Fotoilustrim

Sadleva Bodo pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), duke zëvendësuar në këtë detyrë Adriatik Kupin.

Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Më herët, ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme.

Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendimin përkatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat