“Janë dëmtuar 132 punonjës policie”, Hita bën bilancin: Janë arrestuar 167 persona për akte dhune

Shqipëria

“Janë dëmtuar 132 punonjës policie”, Hita bën bilancin: Janë arrestuar 167 persona për akte dhune

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 16:21
Skender Hita

167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa 7 punonjës policie janë pezulluar në lidhje me veprimet e ktyera gjatëprotestës. Lajmi u konfirmua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili sqaroi se ndaj punonjësve të pezulluar ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të proporcionalitetit.

Hita theksoi se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar jashtë kompetencave të tij. Sipas tij, gjatë këtyre ngjarjeve janë dëmtuar 132 punonjës policie, disa prej të cilëve vijojnë të marrin ndihmë mjekësore.

Kreu i Policisë së Shtetit ngriti gjithashtu shqetësimin për thirrjet për dhunë kundër Policisë së Shtetit, që sipas tij po publikohen në grupe të ndryshme në rrjetet sociale.

“167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht. Janë pezulluar 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të proporcionalitetit. Asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar jashtë kompetencave të tij.

Janë dëmtuar 132 punonjës policie, disa prej të cilëve vijojnë të marrin ndihmë mjekësore. Në rrjetet sociale, në disa grupe po bëhen thirrje për dhunë kundër Policisë së Shtetit”, tha kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat