Digjet një makinë gjatë protestës në Tiranë, flakët shuhen nga një autobot tjetër

Shqipëria

Digjet një makinë gjatë protestës në Tiranë, flakët shuhen nga një autobot tjetër

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 16:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tensionet gjatë protestës para Kryeministrisë në Tiranë janë përshkallëzuar, pasi një automjeti i është vënë flaka në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë, gjatë përplasjeve janë hedhur edhe shishe me lëndë djegëse në drejtim të një autoblinde të policisë me ujë me presion.

Një automjet është përfshirë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në afërsi të kordonit policor, gjatë protestës së zhvilluar para godinës së Kryeministrisë.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, zjarri ka përfshirë makinën në një moment kur tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit kishin arritur kulmin. Fillimisht, është vërejtur mungesa e ndërhyrjes nga autoboti që ndodhej pranë automjetit, ndërsa flakët vazhdonin ta përfshinin atë.

Ndërkohë, protesta është përshkallëzuar edhe më tej kur nga turma janë hedhur shishe me lëndë djegëse në drejtim të njërës prej autoblindave të policisë që përdorin ujë me presion.

Flakët që përfshinë automjetin janë shuar pas ndërhyrjes së një autoboti tjetër të ujësjellësit, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Gjatë zhvillimeve janë dëgjuar thirrje të vazhdueshme nga protestuesit, të cilët kanë inkurajuar njëri-tjetrin të vazhdojnë përballjen, ndërsa situata në bulevard ka mbetur e tensionuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat