Protestuesi i shtrirë në tokë, protestuesi: U godit në kokë nga pas pa paralajmërim

Shqipëria

Protestuesi i shtrirë në tokë, protestuesi: U godit në kokë nga pas pa paralajmërim

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 18:01
Protestues

Një situatë e rëndë dhe tepër e tensionuar po zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku dhuna ka përshkallëzuar ndjeshëm. 

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Ora Neës, një i ri ka denoncuar me tone të ashpra dhunën e ushtruar nga forcat e rendit, duke e cilësuar atë si "policia kriminale e Edi Ramës".

Sipas dëshmisë tronditëse të qytetarit, një person është goditur në kokë nga pas shpine pa paralajmërim, duke u shembur menjëherë në tokë me plagë të rënda.

Ndërkohë që qytetarët raportojnë për të lënduar, kundërpërgjigjja e policisë ka qenë e pamëshirshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat