​Gjendja e bulevardit pas betejës disa orëshe

Shqipëria

​Gjendja e bulevardit pas betejës disa orëshe

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 21:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas disa orësh ‘betejë’ mes protestuesve dhe policisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” më në fund ka rënë në qetësi.

Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë hequr morinë e gurëve shkulur nga trotuaret dhe të hedhur nga protestuesit drejt policisë.

Në foto shihet një kamionçinë e mbushur plot me gurë dhe sende të forta, raporton tch.

Kujtojmë, dita e pestë e protestave në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, ndërsa janë raportuar të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe efektivëve.

Përplasjet më të ashpra u zhvilluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku protestuesit e maskuar hodhën në drejtim të efektivëve fishekzjarrë, molotovë dhe gurë. Policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat