Policia zmbraps të rinjtë me forca të shumta, shpërndahen protestuesit, një pjesë drejt ish-Bllokut

Shqipëria

Policia zmbraps të rinjtë me forca të shumta, shpërndahen protestuesit, një pjesë drejt ish-Bllokut

Më: 19 tetor 2026 Në ora: 13:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Vijon protesta në Tiranë, ku, pas përplasjes disa minuta më parë, forca të shumta policie, bote me ujë dhe furgona policie me sirena të ndezura po i zmbrapsin protestuesit duke i shpërndarë.

Është e njëjta skemë që policia ka përdorur edhe ditët e kaluara.

Një pjesë e protestuesve ndodhen në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa një pjesë e tyre po lëvizin drejt zonës së ish-Bllokut.

Nuk dihet ende nëse protestuesit do të drejtohen drejt institucioneve, si Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës apo selitë e partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat