Revolta e studentëve për largimin e Ramës, eurodeputeti gjerman: Kam dëshmuar lidhjet partisë në pushtet dhe krimit të organizuar

Shqipëria

Revolta e studentëve për largimin e Ramës, eurodeputeti gjerman: Kam dëshmuar lidhjet partisë në pushtet dhe krimit të organizuar

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 12:24
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, zëdhënës për politikën e jashtme i Grupit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin Evropian, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve në Shqipëri.

Me anë të një postimi ne X, Gahler ngre shqetësime për lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, si dhe për protestat e qytetarëve kundër korrupsionit dhe qeverisë.

“Duke drejtuar delegacionin e vëzhguesve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar.

Kam parë se prej sa kohësh qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë”, shprehet eurodeputeti gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat