Një ditë pasi kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”

Shqipëria

Një ditë pasi kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 10:29
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të premte ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Vilën e Kuqe, në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj, ndërsa takimi zhvillohet vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë u ka kërkuar ministrave të nisin shkarkimet e drejtuesve të institucioneve dhe agjencive në varësi të dikastereve të tyre.

Mbledhja vjen në një moment tensionesh politike dhe protestash të vazhdueshme studentore, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se nesër është thirrur një protestë kombëtare në orën 10:00, ku është ftuar dhe diaspora. Rinia shqiptare proteston prej 11 ditësh kundër qeverisë Rama, ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit, si një kërkesë e panegociueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat