Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj që humbi orientimin në Himarë

Shqipëria

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj që humbi orientimin në Himarë

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 19:20
Fotoilustrim

Turisti i cili humbi orientimin në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, është gjetur dhe shpëtuar pas disa orësh kërkimesh.

Operacioni u realizua nga Grupi i Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë, të cilët u angazhuan për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga zona.

Pas gjetjes, turistit iu dha ushqim dhe ndihma e nevojshme, ndërsa ekipet e shpëtimit vijuan punën për ta shoqëruar drejt qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat