Erisa Xhixho, u ka bërë thirrje sot prindërve, të rinjve dhe të gjithë qytetarëve që t'i bashkohen protestës së paralajmëruar të studentëve, duke theksuar se beteja e tyre për një arsim cilësor dhe dinjitet është kërkesë për të ardhmen e të gjithë vendit.
Postimi:
SHIHEMI NESËR NË PROTESTË, NË KRAH TË STUDENTËVE!
Studentët nuk duhet të jenë vetëm në këtë betejë për arsimin, dinjitetin dhe të ardhmen e tyre!
Zëri i tyre është zëri i çdo prindi, i çdo të riu dhe i çdo qytetari që dëshiron një Shqipëri ku të rinjtë të kenë shpresë dhe mundësi për të ardhmen e tyre.
Të jemi aty për studentët, gjimnazistët dhe rininë shqiptare. Për të drejtën e tyre për të protestuar, për një arsim cilësor dhe për një të ardhme në vendin tonë.