Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga një incident ku, sipas tij, deputeti demokrat Gjin Gjoni është sulmuar nga efektivë të policisë, të cilët i kanë hedhur spraj në sy.
Përmes një postimi, Berisha e ka cilësuar ngjarjen si akt hakmarrjeje ndaj deputetit të Partisë Demokratike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përgjegjësi politike
“Narkobanditë me uniformë sulmojnë për hakmarrje dhe i hedhin spraj në sy deputetit Gjin Gjoni.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt hakmarrës primitiv të Edi Ramës dhe narkobanditëve të tij ndaj deputetit të PD”, ka shkruar Berisha.