Aksident tragjik në Kukës, 46-vjeçari nga Kosova humbet jetën, i vëllai shtrohet në spital

Shqipëria

Aksident tragjik në Kukës, 46-vjeçari nga Kosova humbet jetën, i vëllai shtrohet në spital

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 20:07
Ilustrim

NJOFTIMI I POLICISË

Krumë/Informacion paraprak

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat