Disa me maska për ironi, të tjerë për të fshehur identitetin! Të rejat vishen si police

Shqipëria

Disa me maska për ironi, të tjerë për të fshehur identitetin! Të rejat vishen si police

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 20:36
Ilustrim

Dita e 19-të e protestës së studentëve përkoi me festën e Halloween-it, duke sjellë dy pamje të ndryshme të maskave në rrugët e Tiranës.

Disa të reja dolën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me veshje që imitonin uniformat e policisë.

Në duar mbanin pankarta, ndërsa me ironi shpjeguan përse kishin zgjedhur pikërisht këtë maskim për natën e Halloween-it.

Por maskat nuk munguan as gjatë protestës.

Përveç kapuçëve dhe fytyrave të mbuluara, disa të rinj u shfaqën me maska të personazheve të frikshëm, ndërsa të tjerë ironizuan politikisht

Maska përdorën edhe ata që cilësohen si pjesë e grupit të zjarrit, një term për të rinjtë që përfshinë në akte dhune.

Policia njoftoi shoqërimin e pesë personave të maskuar, mes tyre një i mitur, ndërsa tre prej tyre, të cilësuar si përsëritës, rrezikojnë gjoba deri në 500 mijë lekë.

Ndryshimet e fundit në ligjin për tubimet parashikojnë gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë për fshehjen e paligjshme të identitetit, ndërsa mosbindja ndaj urdhrit të shpërndarjes, kur identiteti është i fshehur, mund të ndëshkohet deri në 500 mijë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat