Studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish i fton në dialog duke nxjerrë para kryeministrisë tavolinën prej guri

Shqipëria

Studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish i fton në dialog duke nxjerrë para kryeministrisë tavolinën prej guri

Më: 2 nëntor 2026 Në ora: 09:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Studentët vazhdojnë të përsërisin kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit sërish i fton në dialog.

Kreu i qeverise ka përsëritur thirrjen për dialog, duke nxjerrë sërish para godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri, ku mbi të janë te vendosura disa letra me shënimin “dialog”.

Studentët, nga ana tjetër duket se nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe refuzojnë të ulen në tryezën e dialogut, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.

Që prej 13 tetorit, të rinj gjimnazistë dhe studentë dalin çdo ditë në protestë përpara ministrisë së Arsimit. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar mësimin. Ata thonë se do të jenë në krah të të rinjve, deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat