“Rama jepe dorëheqjen” – Dita e 21 e protestës, studentët futen në Universitetin e Arteve dhe bëjnë thirrje për bojkot

Shqipëria

“Rama jepe dorëheqjen” – Dita e 21 e protestës, studentët futen në Universitetin e Arteve dhe bëjnë thirrje për bojkot

Më: 2 nëntor 2026 Në ora: 13:12
Pamje nga protesta në Tiranë

Studentët kanë nisur protestën e 21-të kundër kryeministrit Edi Rama. Ata hynë në ambientet e Universitetit të Arteve, duke bërë thirrje që t’u bashkohen atyre në revoltë.

Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ata dolën nga Universiteti i Arteve dhe janë nisur drejt Drejtësisë.

Ata hynë në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, me të cilët u bashkuan edhe studentët që studiojnë në këtë institucion

Të rinjtë kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se kërkesa e tyre për dorëheqje mbetet e panegociueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat