“Paraja e pistë po mbyt ekonominë”, Tabaku: Bujqësia dhe prodhimi po shkojnë drejt kolapsit

Shqipëria

“Paraja e pistë po mbyt ekonominë”, Tabaku: Bujqësia dhe prodhimi po shkojnë drejt kolapsit

Më: 2 nëntor 2026 Në ora: 17:41
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një sërë shqetësimesh për politikat ekonomike të qeverisë, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në Shqipëri.

Gjatë diskutimit për paketën fiskale dhe buxhetin, Tabaku deklaroi se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më shumë te sektori i ndërtimit, ndërsa bujqësia dhe prodhimi po humbasin peshën e tyre. Ajo paralajmëroi se kjo bazë e ngushtë e rritjes ekonomike mund të krijojë probleme serioze në afatmesëm dhe afatgjatë.

Tabaku ngriti gjithashtu shqetësimin për pastrimin e parave përmes ndërtimit dhe ndikimin e informalitetit në ekonominë shqiptare.

Ajo kërkoi shpjegime për ndryshimet në TVSH, uljen e pragut për biznesin e vogël dhe rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%. Deputetja e PD-së u ndal edhe te rënia e eksporteve në bujqësi dhe prodhim, duke kritikuar mungesën e politikave nxitëse për këta sektorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat