Shqipëria pritet të përfshihet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale kthjellimesh, kryesisht pas orëve të pasdites.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat jugore pritet të paraqiten me intensitet deri mesatar.
Gjatë ditës nuk do të mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra, të cilat në disa momente do të shoqërohen me shkarkesa elektrike.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë