7 nxënës e denoncuan për ngacmim seksual, ndalohet mësuesi i edukimit fizik në Vlorë

Shqipëria

7 nxënës e denoncuan për ngacmim seksual, ndalohet mësuesi i edukimit fizik në Vlorë

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 14:46
Policia

Një mësues i edukimit fizik në një shkollë në Vlorë është ndaluar nga policia.

Kjo pasi shtatë nxënëse të institucionit, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, kanë bërë kallëzim ndaj tij.

Sipas njoftimit të policisë, 35-vjeçari, me inicialet A. A., banues në Vlorë, dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht vajzat në ambientet e shkollës.

Pas kallëzimeve të nxënëseve, ai është ndaluar nga autoritetet, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat