Pedagogu Ermal Hasimja deklaroi se nuk ka rëndësi numri i pjesëmarrjes në protestë, pasi tashmë të gjithë sytë janë te tubimet.
Ai theksoi se të gjitha shtresat shoqërore janë të pakënaqura me qeverisjen dhe të gjithë e kërkojnë protestën.
“Pjesëmarrjet do jenë të ndryshme, fokusi do jetë te protestat të shtunës. Ky do jetë ritmi. Është vendosur standard që njerëzit presin angazhim dhe protesta. Arsyet e protestës janë të njëjta është normal ky lloj presioni.
Gjithë shtresat e shoqërisë i kanë sytë te protesta. Protesta tregon se vullneti për të protestuar, është, se sa janë numrat është çështje organizimi. E shtuna do ketë pjesëmarrje më të madhe.
Gjithsesi, pakënaqësia që ekziston te të gjithë shtresat, mund të lodhet por nuk mund të zhduket. Do shfaqet,” tha Hasimja.