Ngjarje e rëndë në Pogradec, fqinjët gjejnë të paj*të në banesë 40-vjeçarin

Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Pogradec, fqinjët gjejnë të paj*të në banesë 40-vjeçarin

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 18:56
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gështenjas në Pogradec pasditen e kësaj të mërkure. Shtetasi me inicialet S.Y, 40-vjeç është gjetur i varur në banesën e tij.

Kanë qenë fqinjët ata që e kanë gjetur 40-vjeçarin dhe kanë njoftuar policinë.

Dyshohet se viktima jetonte i vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike.

Dyshohet se kjo mund të ketë qenë arsyeja e këtij akti të rëndë të ndërmarrë nga 40-vjeçari.

Policia po kryen hetimet ndërsa trupi është dërguar në morg për ekspertizën mjekoligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat