Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi! I riu: Nuk po përdorim forcë! Jemi paqësorë

Shqipëria

Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi! I riu: Nuk po përdorim forcë! Jemi paqësorë

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 16:15
Protesta në Tiranë

Protesta e të rinjve është zhvendosur në zonën e Zogut të Zi, ku vijon marshimi kundër qeverisë.

Një prej protestuesve, i intervistuar nga News24, ka mohuar që të rinjtë të kenë përdorur dhunë, duke akuzuar policinë se është ajo që hedh gurë në drejtim të tyre.

“Ne nuk po përdorim asnjë forcë. Është policia ajo që merr gurë dhe na qëllon neve. Ne nuk kemi kryer asnjë akt dhune”, është shprehur i riu për mikrofonin e News24.

Po ashtu akset në këtë rrethrrotullim janë bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat