Një këmbësor 65-vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e goditjes nga një mjet në lëvizje.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Thumanë-Fushë-Krujë, pranë zonës së Luzit.
Paulin Filopati nga Mirdita po kalonte rrugën kur është përplasur nga një automjet tip “Mercedes” që drejtohej nga shtetasi Floxhen Bardhi (19).
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, njofton Policia e Shtetit.