Vlora sfidon nëntorin, turistët shijojnë detin dhe plazhin edhe në ditët e vjeshtës

Shqipëria

Vlora sfidon nëntorin, turistët shijojnë detin dhe plazhin edhe në ditët e vjeshtës

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 21:23
Plazhi në Vlorë

Temperaturat e ngrohta dhe moti me diell në mesin e nëntorit kanë sjellë një atmosferë të pazakontë për këtë periudhë të vitit në Vlorë, ku turistë të huaj dhe qytetarë vijojnë të frekuentojnë plazhin, ndërsa disa prej tyre shijojnë edhe një not në det.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga bregdeti i Vlorës, ku shihen qytetarë që shëtisin buzë detit, si dhe turistë që shfrytëzojnë temperaturat e favorshme për t’u larë në det.

“Ndërkohë, në Vlorë, vijon plazhi”, shkroi Rama në publikimin e tij.

E konsideruar si një prej perlave të Rivierës shqiptare, Vlora mbetet një nga destinacionet e preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

Bukuritë natyrore, shtrirja e vijës bregdetare, infrastruktura dhe zhvillimi i strukturave akomoduese po e kthejnë qytetin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe jashtë sezonit tradicional veror.

Moti i favorshëm i këtyre ditëve dëshmon se sezoni turistik në këtë qytet nuk kufizohet vetëm në muajt e verës, por vijon të ofrojë mundësi për pushuesit edhe gjatë vjeshtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat