Dyshohet se ngacmoi s*ksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi

Shqipëria

Dyshohet se ngacmoi s*ksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 09:23
Fotoilustrim

Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës 9 vjeçare “Sevasti Qiriazi” duke pretenduar se e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas informacioneve të siguruara, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku 17 vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9 vjeçare, ku mësuesi jep mësim.

Në denoncimin e bërë në komisariat, 17 vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi me iniciale E.C. ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes.

Nga ana e komisariatit të policisë, janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë brenda palestrës ku do të bëhet edhe këqyrja e DVR-së për të hedhur më tepër dritë mbi këtë ngjarje. Mësuesi është shoqëruar menjëherë në komisariat ku ka dhënë edhe dëshminë e tij mohuese ndaj akuzave.

Në përfundim të hetimeve paraprake, ky i fundit u procedua në gjendje të lirë ndërsa do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat