Berisha rikthehet dhe merr fjalën në foltore, Rama i ‘kthen’ borxhin dhe largohet nga salla e Kuvendit

Shqipëria

Berisha rikthehet dhe merr fjalën në foltore, Rama i ‘kthen’ borxhin dhe largohet nga salla e Kuvendit

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 11:51
Kuvendi i Shqipërisë

Pas përfundimit të fjalimit të tij në Kuvend për Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla.

Ndërsa Rama mbylli fjalimin, Sali Berisha u rikthye në foltore dhe mori fjalën.

Ndërkohë, në momentin që Rama nisi fjalimin, Berisha, së bashku me deputetët e tij, u largua nga punimet e seancës.

Rama duket se i “ktheu” borxhin rivalit të tij politik, duke u larguar nga salla pasi Berisha mori sërish fjalën në seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat