Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Shqipëria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 12:17
Fotoilustrim

Bordi i Transparencës publikoi të mërkurën, më 18 nëntor 2026, çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të fundit, nafta dhe benzina do të shiten me çmime më të ulëta, ndërsa është përcaktuar edhe çmimi i gazit për automjetet.

Konkretisht, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoilit) të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 204 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 192 lekë për litër.

Sa i përket benzinës, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shumë se 163 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 151 lekë për litër.

Ndërkohë, gazi për automjetet do të tregtohet me 71 lekë për litër me pakicë dhe 59 lekë për litër me shumicë.

Bordi ka përcaktuar gjithashtu çmimin e gazoilit për sektorin e peshkimit, i cili do të jetë 109 lekë për litër.

Vendimi i Bordit të Transparencës përcakton kufijtë maksimalë të çmimeve të shitjes për nënproduktet e naftës në tregun vendas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat