Pritje madhështore e kombëtares kuq e zi në Rinas

Shqipëria

Pritje madhështore e kombëtares kuq e zi në Rinas

Më: 15 tetor 2014 Në ora: 10:12

Lanë sheshet dhe rrugët e kryeqytetit për të pritur kombëtaren e Shqipërisë në aeroportin “Nënë Tereza”.
Sheshi përpara terminalit i ngjante më shumë një stadiumi.
Tifozët qëndruan me orë të tëra për t’iu rezervuar një pritje prej heronjsh futbollistëve të kombëtares shqiptare, që u kthyen nga Beogradi pas dhunës që solli ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Lajmet kontradiktore se nga do të dilnin lojtarët sollën konfuzion, ndërsa qindra tifozë pushtuan edhe terminalin e udhëtarëve.
Në fund konfirmimi se skuadra kuqezi do të dilte nga zona VIP dhe aty u përqëndruan të gjithë tifozët.
Gjithsesesi pas pritjes së gjatë erdhi momenti i përshëndetjes me lojtarët, mes tyre edhe kapiteni Lorik cana që e kishte të vështirë të ndahej nga tifozët.
Edhe autobuzi me pjesën tjetër të skuadrës e kishte të vështirë të largohej nga aeroporti.
Për të pritur kombëtaren shqiptare, kishin dalë edhe zevndëskryeministri Niko Peleshi dhe ministra e sportit Lindita Nikolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat