Qenka tërbuar ish zëdhënësi i Millosheviqit, ja porosia e tij për sportistët e Serbisë nëse takohen me Kosovën

Sporti

Qenka tërbuar ish zëdhënësi i Millosheviqit, ja porosia e tij për sportistët e Serbisë nëse takohen me Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2021 Në ora: 14:47
Qenka tërbuar ish zëdhënësi i Millosheviqit, ja porosia e tij për sportistët e Serbisë nëse takohen me Kosovën

I pafytyri! Një ish zëdhënës i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq!  Ai është Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, i një shtetit që ka bërë gjenocid në popullin shqiptarë të Kosovës, në Bonjës e Hercegovinë dhe në Kroaci, na qenka tërbuar sot!

Vuçiqi nuk e ka asnjë problem t’i rrasë hundët kudo, sepse i shkon për fytyrë, llomotit si gjithmonë, por llomotitja e tij është për t’i kënaqur këlyshët e tij në Beograd, Kragujevc, Çaçak, Krushevc, Uzhicë, Nish, Leskovc, Kralevë etj!  

Sot e ka zënë në gojë edhe Kosovën, në veçantë sportin, ai, ish zëdhënësi i Millosheviqit, e ka quajtur Kosovën e ashtuquajtur, por iu ka bërë thirrje Milicës dhe Maricës që të bëjnë sport në Lojërat Olimpike.  

Frikë nga xhudoja e Kosovës! Frikë nga Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Driton Kuka! Vuçiq e tha të paktën hapur: “Ju merreni me sport. Pavarësisht nëse fitoni ose humbni, ne do të jemi me ju”. 

“Nëse takoheni me sportistët e ashtuquajturës Kosovë, ne nuk do t'ju kërkojmë të largoheni nga podiumi ose të mos merrni pjesë në garë, ne presim që ju të luftoni dhe të bëni atë që jeni më të mirë, dhe ne do të zgjidhim gjithçka me Prishtinën në tryezën e negociatave”, ka thënë Vuçiq, transmeton mediumi serb "Alo".

Ky ish zëdhënësi i Millosheviqit, në kohën e masakrave kundër shqiptarëve civilë,  e din, se xhudistet e Serbisë kur do që ndeshen me ato të Republikës së Kosovës, humbjen e kanë të garantuar. Sot na paska dal me një fjalim motivues për Milicën e Maricën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat