Ky është adhuruesi i flaktë i Ibrahim Rugovës, fotografinë e tij nuk e hoqi kurrë nga muri i kafiterisë

Sporti

Ky është adhuruesi i flaktë i Ibrahim Rugovës, fotografinë e tij nuk e hoqi kurrë nga muri i kafiterisë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 11:30
Reshat Jashari

Ka rreth 15 vite (nga 2007) që e mban në kafiterinë e tij fotografinë e Presidentit Historik të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugovës.   

Është adhuruesi i flaktë i Ibrahim Rugovës, fotografinë e tij nuk e hoqi kurrë nga muri i kafiterisë. 

Është Reshat Jashari, ish kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat) në periudhën 2005-2006, ndërsa në vitet e mëhershme kontribuoi në forma të ndryshme për këtë klub. 

Image

Reshat Jashari

Kafiteria – çajtorja e tij “Kiki” gjendet afër stacionit të autobusëve në Ferizaj. 

Reshati siç thotë nuk mund ta filloj punën pa e shikuar një herë fotografinë e Presidentit historik dr. Rugova që e ka lart në muri dhe në ballë të kafiterisë.

Reshat Jashari në mes me kravatëImage

Reshat Jashari në mes me kravatë

Kush do që futet në kafiterinë e tij, menjëherë bie në sy portreti i Rugovës. 

Image

Jo vetëm me kaq, ai e ka edhe një skulpturë  të Rugovës që e mban aty. Ai shumë herë thotë se President si Rugova nuk do të ketë kurrë Republika e Kosovës.

Image

Reshati është edhe fanatik i madh i sportit, vajza e tij ka qenë hendbolliste  shumë e mirë, Arbresha (kampione me Kastriotin), ndërsa vajzat e vëllaut Vlora – ish hendbollistja më e mirë në Kosovë, pastaj portiere e hendbollit ka qenë Albulena etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat